Loading..
Menu

Shofer me eksperiencë

Postuar më: 27 janar 2025
Përmbledhje

Përshkrimi

Zetta Travel po kërkon shoferë të kualifikuar për të ofruar shërbime VIP dhe personale brenda dhe jashtë Shqipërisë. Me një flotë të gjerë makinash dhe furgonash, Zetta Travel ofron mundësi udhëtimi luksoz dhe të sigurt për klientët e saj. Shoferët tanë të kualifikuar, që flasin anglisht dhe italisht dhe kanë mbi 5 vite eksperiencë të provuar, janë të angazhuar për të siguruar një shërbim të shkëlqyer dhe një përvojë udhëtimi të nivelit të lartë.

Detyrat

  • Të drejtoni automjetet dhe furgonët në përputhje me rregullat dhe standardet e sigurisë.
  • Të siguroheni që udhëtarët të mbërrijnë në destinacionin e dëshiruar në kohë dhe në kushte të sigurta.
  • Të komunikoni me klientët në mënyrë profesionale dhe të siguroheni që ata të kenë një përvojë të kënaqshme.
  • Të mbani automjetin të pastër dhe të mirëmbajtur.
  • Të raporton çdo incident ose problem gjatë udhëtimit.

 

Kualifikimet

  • Mbi 5 vite eksperiencë të provuar në drejtimin e automjeteve, preferohet eksperiencë në shërbime VIP.
  • Njohuri të gjuhëve të huaja, anglisht dhe italisht (të dyja janë të detyrueshme).
  • Patente valide kategoria B (preferohet edhe kategoria D për furgonë).
  • Aftësi për të ofruar shërbim të shkëlqyer ndaj klientëve dhe të mbani komunikim të qartë dhe të sjellshëm.
  • Njohuri të mira të rrugëve dhe kushteve të trafikut në Shqipëri dhe Ballkan.

 

Detaje

  • Pozicioni mund të jetë me orar të plotë ose me kohë të pjesshme. Orari i plotë nuk është i qëndrueshëm, por mundësitë për të punuar gjatë fundjavave ofrojnë një pagë më të lartë. Paga është konkurruese dhe ka mundësi për zhvillim të mëtejshëm në karrierë. Ambienti i punës është profesional dhe ofron mundësi për të udhëtuar. Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: info@zetta-travel.com.