Loading..
Menu
Punësim

Si të Krijojmë një Njoftim tek Portali Punës (Me Shembuj)

Kujdes: Ky është një shembull ilustrues për mënyrën e plotësimit të një njoftimi tek Portali Punës. Të dhënat janë fiktive dhe shërbejnë vetëm si udhëzim.

Si të Krijojmë një Njoftim për Punë në Portali Punës

Në këtë artikull do të krijojmë një njoftim për pozicionin Menaxher Shitjesh në një kompani në Tiranë. Do të shpjegojmë çdo fushë që duhet të plotësoni dhe do të japim shembuj konkretë për secilën.

1. Titulli i Njoftimit

Titulli duhet të jetë i qartë dhe i drejtpërdrejtë për të tërhequr kandidatët e duhur.

Shembull: Menaxher Shitjesh me eksperiencë

2. Pozicioni i Punës

Këtu zgjidhni emrin e saktë të pozicionit nga lista e disponueshme.

Shembull: Menaxher Shitjesh

3. Qyteti

Zgjidhni qytetin ku ndodhet vendi i punës.

Shembull: Tiranë

4. Adresa

Vendosni adresën e plotë të vendit të punës për të ndihmuar kandidatët.

Shembull: Rruga e Barrikadave, Nr. 12, Tiranë

5. Niveli i Arsimit

Zgjidhni nivelin minimal të arsimit të kërkuar për këtë pozicion.

Shembull: Bachelor

6. Niveli i Eksperiencës

Specifikoni përvojën minimale të nevojshme për këtë pozicion.

Shembull: 3-5 Vite

7. Tipi i Punës

Zgjidhni nëse puna është me kohë të plotë ose të pjesshme.

Shembull: Full Time

8. Lloji i Punës

Përcaktoni nëse puna është fizike, online ose hibride.

Shembull: Në Zyrë

9. Lloji i Pagës

Specifikoni mënyrën e pagesës:

  • Fikse: Paga është e përcaktuar, pa ndryshime.
  • Min-Max: Kandidati mund të negociojë brenda këtij intervali.
  • E diskutueshme: Paga vendoset sipas përvojës së kandidatit.
  • Konkurruese: Paga është në përputhje me tregun.
Shembull: Min-Max (1,500 - 2,000 EUR)

10. Përshkrimi i Punës

Këtu përshkruani në detaje përgjegjësitë dhe objektivat e rolit.

Si Menaxher Shitjesh, ju do të jeni përgjegjës për zhvillimin e strategjive të shitjes, menaxhimin e klientëve dhe arritjen e objektivave të kompanisë.

11. Detyrat Kryesore

Listoni përgjegjësitë kryesore që do të ketë kandidati.

  • Menaxhimi i ekipit të shitjeve.
  • Analizimi i tregut dhe vendosja e strategjive të reja.
  • Ndërtimi i marrëdhënieve të forta me klientët.

12. Kualifikimet

Listoni aftësitë dhe përvojën që duhet të ketë kandidati.

  • Diplomë në Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Aftësi të shkëlqyera negociuese dhe komunikimi.
  • Përvojë e mëparshme në shitje dhe menaxhim.

13. Detaje Shtesë

Këtu mund të shkruani çdo informacion shtesë që mund të jetë i dobishëm për kandidatët. Për shembull, mund të përfshini mënyrat e kontaktimit, dokumentet e nevojshme për aplikim, si dhe afatet për dorëzimin e aplikimeve.

  • Mënyra e kontaktimit: Email: hr@kompaniaxyz.com, Telefoni: +355 69 123 4567
  • Afati për dorëzimin e aplikimeve: 31 Mars 2024
  • Dokumentet e kërkuara: CV, Letër motivimi dhe Referenca nga punëdhënësit e mëparshëm
  • Procesi i përzgjedhjes: Përzgjedhje fillestare bazuar në CV, intervistë me HR dhe test praktik

14. Aftësitë Shtesë

Kandidati mund të ketë aftësi të tjera të rëndësishme për pozicionin.

  • Aftësi Bazë Kompjuterike.
  • Aftësi të Mira Komunikimi.
  • Përkushtim për Zhvillim Profesional.
  • Aftësi në analizimin e tregut.
  • Ekspertizë në strategjitë e marketingut.

15. Përfitimet

Specifikoni përfitimet që ofron kompania.

  • Bonuse vjetore.
  • Sigurime të paguara.
  • Trajnime & çertifikime.
  • Transport falas.
  • Pushime të shtuara vjetore.
  • Pajisje pune (laptop, telefon, etj.).

Shembulli Final i Njoftimit

Titulli: Menaxher Shitjesh me eksperiencë

Pozicioni: Menaxher Shitjesh

Qyteti: Tiranë

Adresa: Rruga e Barrikadave, Nr. 12

Niveli i Arsimit: Bachelor

Niveli i Eksperiencës: 3-5 Vite

Tipi i Punës: Me kohë të plotë

Lloji i Punës: Në Zyrë

Paga: 1,500 - 2,000 EUR

Përshkrimi: Menaxhimi i ekipit të shitjeve dhe zhvillimi i strategjive.

Detyrat Kryesore: Menaxhimi i klientëve, analiza e tregut, negocimi i kontratave.

Kualifikimet: Diplomë në Administrim Biznesi, aftësi të shkëlqyera negociuese dhe komunikimi, përvojë e mëparshme në shitje dhe menaxhim.

Detaje Shtesë: Afati për aplikim: 31 Mars 2024, dokumentet e kërkuara: CV dhe letër motivimi, kontakt: hr@kompaniaxyz.com.

Aftësi Shtesë: Aftësi bazë kompjuterike, aftësi të mira komunikimi, përkushtim për zhvillim profesional, analizë tregu, strategji marketingu.

Përfitimet: Bonuse vjetore, sigurime të paguara, trajnime dhe çertifikime, transport falas, pajisje pune (laptop, telefon, etj.).